Përgjimi për legalizimet, Rama: Nuk ka lidhje fare me votat, ashtu e përktheu Meta

schedule21:43 - 20 Prill, 2021

schedule 21:43 - 20 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama thotë se audio-përgjimi i dalë sot në media për kreun e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame nuk ka të bëjë me fushatën elektorale të 25 prillit. Ai tha se bëhet fjalë për një përgjim të ndodhur katër vjet më parë kur nuk ishte ndryshuar ende ligi për legalizimet.

“Nuk ka lidhje fare me votat. Ai është një përgjim i vitit 2017 dhe ai diskutim është bërë përpara se të miratohej ligji i ri dhe po të shikoni çfarë thotë dhe po të merrnin ligjin e ri do të shikoni se të gjitha ato shqetësime janë adresuar në ligjin e ri. Nuk është çështje votash, por e përkthyer nga Ilir Meta çdo gjë është blerje votash”, deklaroi kreu i qeverisë te euronews.

Lexo edhe: Përgjimi për legalizimet, Basha: Kriminale! Rama i tmerruar, futi në karantinë emigrantët

“Janë mbledhur për ligjin dhe nuk ka lidhje fare me zgjedhjet ajo. Është një video e përkthyer sipas interesave të Ilir Metës. Nuk është për përfitim të votës. Në këtë rast është për të thënë që nuk mund t’u thuhet qytetarëve kjo gjë pasi për ndryshe të gjitha ata çohen në revoltë. Me ligjin e Saliut nuk legalizoheshin ndaj ndryshuam ligjin dhe tani do t’i legalizojmë”, shtoi Rama.

Lexo edhe: SPAK: Do të verifikojmë audio-përgjimin për legalizimet

Kryeministri mohon që gjatë fushatës të ketë presion për të dalë në takimet e PS apo për të votuar për mazhorancën. Ai madje shtoi se mjekët dhe mësuesit po bëjnë fushatë për Bashën.

“Ku bën vaki më kjo, kjo ka vdek me Sali Berishën. Njerëz që pushohen nga puna që vijnë në miting/ jo, këtu ka ndodhur e kundërta. Nuk ndodh që t’i lajmërojmë mësuesit që të dalin në miting. Tani dalin mësues dh mjekë që punojnë në shtet dhe dalin e flasin për programin e opozitës me Lulzim Bashën”, tha Rama./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!