Grupi serb “Hurricane” në një intervistë ekskluzive “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi treguan se cilat janë pritshmëritë që ato kanë me Eurovizionin e këtij viti, por edhe se çfarë mendojnë për përfaqësimin e Shqipërisë. Të treja vajzat thanë se Anxhela Peristeri ka një zë shumë të bukur, madje kënduan pak nga refreni i këngës “Karma”. “Është shumë e bukur. Ne e duam shumë Anxhelën. Është kaq e bukur dhe ne e dashurojmë këngën e saj. Jemi shumë të lumtura që kënga juaj është në gjuhën tuaj, shqip, njësoj si kënga jonë serbisht”.
Ndër të tjera Ermali u ndal tek bashkëpunimi i artistëve shqiptarë me Darko Dimitrov, nëse vajzat e kanë menduar ndonjëherë të bashkëpunojnë po ashtu me artistët shqiptar. Ato u shprehen: “Pse jo ne dëgjojmë shpesh muzikë shqiptare, i adhurojmë produksionet që keni ju në Shqipëri. Dhe pse të mos bënim bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar”.
Ndryshe nga artistët shqiptarë që komentohen shumë pasi kthehen nga Eruovizoni, sidomos kur nuk janë në finale, vajzat e grupit’ Hurricane’ theksuan se kanë raport të mirë me gazetarët dhe nuk kanë trysni të tillë. Ato nënvizuan se nuk e kanë makth finalen, por vetëm duan ta shijojnë.
Çfarë mendojnë vajzat për dy vendet Shqipëri dhe Serbi? Mendojnë se muzika mund të bashkojë njerëz e kombe? “Po, ne jemi apolitik. Nuk jemi në ato ujëra”.
Ermali i pyet nëse votimet politike e mbysin klimën e mirë të Europvizonit. “Thonë që ka votime politike, por ne nuk e mbojmë këtë gjë. Ne duam thjeshtë që performance jonë të jetë aq e mirë sa njerëzit ta pëlqejnë. Nuk na interesojnë pikët”.
Dy nga vajzat e grupit ishin single dhe Ermali I pyet nëse e kanë menduar ndonjëherë të kenë histori dashurie me ndonjë djalë shqiptarë. Ato u shprehen se janë të hapura për njohjet me djemtë shqiptarë, por nuk kanë shumë kohë në dispozicion për një lidhje. Ato përfaqësojnë Serbinë në Eurovizion për herë të dytë, këtë vit me këngën “Loco, Loco”. /abcnews.al