Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar me anë të një audio regjistrim, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, duke thënë se kjo agjenci e rëndësishme e qeverisë instruktohet qartësisht sesi duhet t’i manipulojë, mashtrojë, apo mbajë me shpresë të kotë, pronarët e afro 100 mijë ndërtimeve pa leje, të cilët kanë aplikuar për legalizim.
Sipas gazetarit Artan Hoxha, legalizimet po përdoren për fushatë dhe sa më shumë afrohen zgjedhjet e 25 prillit aq më e egër bëhet kjo fushatë parazgjedhore.
Në audio regjistrim, dëgjohet kreu i Kadastrës, Artan Lame teksa jep direktiva vartësve në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
Direktiva është e qartë: “Nëse u themi që nuk legalizohen shtëpitë tuaja, i kemi hedhur direkt mish për top për kundërshtarin. Prandaj duhet t’i mbajmë varur…”, dëgjohet të thotë për një moment Lame.
Ndërkohë Gazetari Hoxha shkruan se me një llogari të thjeshte, 100 mijë ndërtime pa leje, janë minimalisht dy vota për shtëpi, ose 200 mijë vota në kuti, gati më shume se 20 mandate në parlamentin e ardhshëm.
Ndër të tjera Artan Lame dëgjohet të thotë se po përgatitet s’kualifikimet e dosjeve për 40 mijë objekte ende të pa legalizuara.
“Kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkinë, kryesisht me bashkinë e Tiranës të cilat do ti nxjerrim për s’kualifikim masiv edhe unë po të isha kandidat atje të nesërmen do veja ti thoja që të gjithëve ditën e parë pas zgjedhjeve jeni të legalizuar edhe ikën ata u bënë me ata, natyrisht i intereson si intereson ca është politika ai thotë të shpëtojë shtëpia”
Statusi i plotë i gazetarit:
“Sa me shume afrohet 25 prilli, aq me e eger dhe e paskrupullt behet fushata zgjedhore…
Me nje fjale, nga shitja e sapunit për djath, kemi evoluar në shitjen e sapunit për kaçkavall, po nga ai francezi ama.
Ndersa humbim kohe me “patronazhistet” e partise, “patronazhistet” e vertete të qeverise, po bejne kerdine…
Me poshte keni nje rregjistrim audio, sesi nje nga agjensite me te rendesishme qeveritare, Agjensia Shteterore e Kadastres, instruktohet qartesisht sesi duhet ti manipuloje, mashtroje, apo mbaje me shprese të kote, pronaret e afro 100 mije ndertimeve pa leje, të cilet kane aplikuar për legalizim.
Direktiva eshte e qarte, “nese u themi qe nuk legalizohen shtepite tuaja, i kemi hedhur direkt mish për top per kundershtarin”…
Prandaj duhet ti mbajme varur…
Me nje llogari te thjeshte, 100 mije ndertime pa leje, jane minimalisht dy vota per shtepi, ose 200 mije vota në kuti, gati me shume se 20 mandate në parlamentin e ardhshem.
Prandaj popull qendroni vigjilent deri të dielen…”
Fjala e Artan Lames:
Është bërë një takim tek kryeministria para rreth një muaj, për procesin e legalizimeve në vijim. Në këto 320 mijë, objekte që kanë bërë vetëdeklarim pra që janë fizikisht dosje reale, janë mbyllur rreth 150 që do të thotë kanë mbetur edhe 170 të tjera.
Në këtë 170 të tjera vetëm 60. Se sapo diskutonim që parë që kjo 60 mijëshe për sa kohë i mbyllim vetëm, rreth 60 mijë bëhen. Të tjerat janë të pa bëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje. 100 mijë objekte të cilët ne me vetëdije do të vazhdojmë ti mbajmë se janë njerëz po i the që nuk të bëhet ja hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër, pra vazhdojmë të trajtohen do shikohet, do të trajtojmë do ta diskutojmë do të rishohim atë kur të rishihet legjislacioni.
Në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do i s’kualifikoj se nuk ju legalizohen këta i theve në mall për palën tjetër, atëherë u ra dakord në këtë takim që logjika është që ne do të vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë.
Pra do vazhdojmë të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë të mbajmë situatën varur. DSepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore sepse do ta rishohim dhe njëherë e kështu me radhe, . Kjo do bëjë shumë nga këta do të thonë më erdhën një herë dhe dy herë pse sma bënë.
Të jeni të bindur që në shumicën e rasteve qëndron kjo arsyeja pra që neve nuk duam ti themi që shtëpia jote nuk legalizohet dhe ti do prishesh. Milloshefiçit ti thoja që ta legalizoj unë ai bëhet me Millosheviçin.
Në rregull se ka shtëpinë të jeni të qartë. Kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkinë, kryesisht me bashkinë e Tiranës të cilat do ti nxjerrim për s’kualifikim masiv edhe unë po të isha kandidat atje të nesërmen do veja ti thoja që të gjithëve ditën e parë pas zgjedhjeve jeni të legalizuar edhe ikën ata u bënë me ata, natyrisht i intereson si intereson ca është politika ai thotë të shpëtojë shtëpia.” .E.L/abcnews.al/