Dimitrov: Mbi 600 mijë vota pro në referendum

schedule15:22 - 1 Tetor, 2018

schedule 15:22 - 1 Tetor, 2018

Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, deklaroi se referendumi i të dielës ishte i suksesshëm, pasi sipas tij mbi 600 mijë qytetarë kanë votuar pro. Sipas tij kjo shifër është një mandat i qartë politik që vendi të ecë përpara. Ai kërkoi që deputetët e parlamentit të Maqedonisë të dëgjojnë vullnetin e popullit dhe të miratojnë marrëveshjen e arritur me Greqinë. Gjithësesi ministri i jashtëm Dimitrov ka premtuar se në një mënyrë ose tjetrën marrëveshja për çështjen e emrit do të zbatohet deri në fund./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!