Karantina 5 ditë para zgjedhjeve: Emigrantët në Kapshticë e Kakavijë: Po na mohohet e drejta e votës

schedule13:00 - 20 Prill, 2021

schedule 13:00 - 20 Prill, 2021

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi dje që të gjithë udhëtarët që do të vijnë në vend nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut do duhet të karantinohen për dy javë. Por ky lajm duket se i ka zënë të papërgatitur emigrantët, të cilët informacionin e kanë marrë me të mbërritur në pikat kufitare.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton se emigrantët që janë futur përmes pikës së Kapshticës nuk kanë qenë në dijeni për vendosjen e karantinës. Ata janë shprehur se nuk janë dakord me vendosjen e kufizimit pasi kanë ardhur për të festuar Pashkët, dhe thonë se janë privuar nga e drejta për të votuar.

“Përderisa erdha do votoja. Shqipëria e ka kaluar më mirë se greku, dhe kjo na erdhi e çuditshme. Ka diçka këtu, po megjithatë kjo është kot, ne populli jemi kot,” u shpreh për mikrofonin e ABC një qytetare.

“Ka një kleçkë këtu, të rrojnë të fuqishmit ne të vdesim,” u shpreh një tjetër.

Të njëjtën situatë raporton Orgest Sako nga pika kufitare e Kakavijës. Edhe këta emigrantë, lajmin e kanë marrë pasi kanë mbërritur në kufi ndërsa thonë se kanë ardhur për Pashkë dhe për të votuar. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!