Katër persona janë vënë në pranga në Vlorë për vepra të ndryshme penale, kryesisht dhunë në familje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan 29-vjeçarin G. K. pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, u arrestua edhe 26-vjeçari S. M., pasi gjatë kontrollit në automjet, Forcat “Shqiponja” i gjetën dhe i sekuestruan një dorezë metalike. Kurse, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan një 43-vjeçar i cili duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” është përplasur me një mjet tip “Benz” dhe për pasojë janë lënduar pasagjerët në mjetin tip “Benz”, Sh. A., 76 vjeç dhe A. H., 67 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në pranga është vënë edhe një 57-vjeçar me iniciale F. A, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar një 49-vjeçar i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. sb/abcnews.al/