Greta Thunberg, aktiviste për mbrojtjen e klimës dhe mjedisit, do të dhurojë 100,000 euro përmes fondacionit të saj, në mbështetje të COVAX, si pjesë e përpjekjes globale për të siguruar një qasje të barabartë në shpërndarjen e vaksinave.
Donacioni do të mbështesë blerjen e vaksinave për popullatat më të rrezikuara dhe punëtorët shëndetësorë në disa nga vendet më të varfra në botë.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të trajtuar tragjedinë që është pabarazia e vaksinave”, tha Thunberg.
Mesatarisht, 1 në 4 persona në vendet me të ardhura të larta kanë marrë një vaksinë kundër koronavirusit, krahasuar me vetëm 1 në më shumë se 500 në vendet me të ardhura të ulëta.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus falënderoi Greta Thunberg për ndihmën e saj në mbështetje të barazisë së vaksinave dhe shembullin që ajo ka dhënë, përmes Fondacionit Greta Thunberg./abcnews.al