India ka regjistruar rekord të rasteve me koronavirus në një javë.
Sipas autoriteteve infektimet me koronavirus janë në rritje alarmante, pasi në një javë vendi regjistroi rreth 1,6 milion raste me Covid-19.
Gjithashtu në 24 orë në Indi u shënuan 200,000 të prekur, ndërsa 1,761 persona humbën jetën. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani numri i viktimave ka arritur në 180,530 humbje jete.
Ekspertët paralajmëruan se festivalet fetare dhe tubimet zgjedhore do të sillnin shifra rekord të të prekurve me Covid, ndërsa bënë thirrje për vaksinim masiv, pasi e shohin si të vetmen zgjidhje afatgjate.
/abcnews.al/