Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar nga Korça se shqiptarët duhet të mbështeësin Edi Ramën si një lider vizionar që mund ta transformojë vendin si askush tjetër. Ajo deklaroi se është e bindur se kur të shkojnë te qendra e votimit, qytetarët nuk do hezitojnë të vendosin kryq te numri me faq që përfaqëson PS.
“Është detyrë patriotike të mbështesësh Edi Raman, liderin vizionar. Kjo garanci është te PS dhe Edi Rama. Te vullneti dhe energjia për të transformuar vendin si askush tjetër.
Sot të gjithë bashkë forca deri në fund të mbështesim Edi Ramën dhe PS në emër të së ardhmes për fëmijët tanë. Kur të shkoni te qendrat e votimit nuk do hezitoni të vini një kryq te numri 12, te numri me fat, për të vazhduar ato që kemi nisur për këtë krahinë të mrekullueshme që zoti e ka bekuar”, deklaroi ajo./mv.abcnews.al