Pasi denoncoi një rast, sipas tij konkret të përndjekjes për shkak të bindjes politike, Presidenti Ilir Meta akuzoi në konferencën për mediat pasditen e sotme se patronazhistët e PS-së, i ngacmojnë vajzën e vogël. Kreu i shtetit rrëfeu se cfarë i dërgojnë dhe thonë vajzës së tij të vogël patronazhistët e PS-së.
“Patronazhistët më ngacmojnë edhe vajzën e vogël, që e kam pikë të dobët. Para pak ditësh kur thashë një intervistë, i kishin çuar patronazhistët një lajm që sikur unë kisha sulmuar gruan e zotit Damian dhe ajo më thotë “Babai të lutem mos pi më” se i thonë patronazhistët se unë pi shumë dhe humbas qetësinë dhe kontrollin.
“Babi mos pi më të lutem, babi nuk ke pse merresh me gruan e tjetrit”. Jo më të keqen babai i them unë. Ja shikoje dhe më çon lajmin. Kur shikoj lajmin unë, “Ta marrë vesh Damiani me gruan e tij”.
Au thashë mos kam bërë ndonjë lapsus, “Jo të keqen babai, unë thash Damiani me gurunë e tij, jo gruan e tij dhe marr Tendin (zëdhënësin) se mos kam bërë ndonjë gabim. Kur më thotë Tedi do ta korrigjojmë se është gabim. I thashë shikoje.
Dhe i çojnë gocës vazhdimisht patronazhistët, “thuaj babit të qetësohet, se paska pirë shumë, paska pirë shumë, të jetë i qetë. Të ruaj figurën e presidentit”. Të ruajmë ne figurën kur të gjithë shqiptarët janë në survejim?” tha Ilir Meta i irrituar./db/ Abcnews.al