“Ti përjashtojmë sa më shpejt!”, presidenti i UEFA-s kërcënon klubet rebele

schedule15:56 - 19 Prill, 2021

schedule 15:56 - 19 Prill, 2021

12 klube të njohura evropiane morën ditën e djeshme nismën për të krijuar European Super League, një vendim që ka sjellë zemërimin e UEFA-s. Presidenti i qeverisë evropiane të futbollit, Aleksander Ceferin ka reaguar ashpër në konferencën e sotme për shtypin.

Përveçse e cilësoi si marrëzi projektin e ri të 12 klubeve (Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Milan, Inter, Juventus, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham), slloveni kërcënoi edhe lojtarët që do të luajnë në këtë turne.

Këta të fundit nuk do të lejohen të aktivizohen me kombëtaret e tyre në Euro 2021 dhe Botërorin Katar 2022. Jo vetëm kaq, pasi Ceferin ka një mesazh edhe për klubet rebele.

Duhet t’i përjashtojmë sa më shpejt nga turnetë tona klubet që do të marrin pjesë në Super League. Është akoma herët, por do të tentojmë të zbatojmë ndaj tyre të gjitha sanksionet që mundemi. Agnelli? Një mashtrues“, theksoi gjatë fjalës së tij kreu i futbollit evropian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!