Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët e Peqinit ka thënë se Partia Socialiste ka si synim që të amnistojë paratë e padeklaruara të emigrantëve që kanë synim të investojnë në Shqipëri.
Sipas Ramës emigrantëve që do të vijnë të investojnë në vendin tonë do u jepet 5 mijë euro grant.
“Duke i futur në rrjetin e kurseve do u japim mundësinë që të krijojnë punën e tyre aty në PC. Nuk ka rëndësi se ku ndodhesh. Tjetra është se edhe në Peqin kemi bërë punë të mira. Patjetër që do të transformojmë shesin qendror të Peqinit. Duke e kthyer në pikë referimi. Ata në emigracion kanë tokën këtu. Ne do u japim mundësinë që këto ti kthejnë në bujtina. Ne do japim 5 mijë euro për ata. Do i amnisto i amnistojmë paratë edhe nëse i ka poshtë krevatit të padeklaruar. I ka kursyer i ka ruajtur. Ne do i japim mundësi ti sjelli ti fusë në bankë. Dhe për të pasur më shumë të ardhura. Këtu në Peqin dhe në Elbasan kemi sfidën për një fitore shembullore. Breshër në kutitë e votimit.” E.L/abcnews.al/