Reagim ndaj deklaratës së PD-së për arrestimin e djalit të deputetit të PS-së Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, ka patur edhe nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.
Sipas tij, opozita e ka kapur vajzën dhe vijon me politikën e saj të dështuar, por shqiptarët e bëjnë dallimin.
“E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijojnë me yryshin e politikës së tyre të dëshpëruar. Asnjë fjalë mbështetjeje për prokurorinë. Përkundrazi, veç baltë pa asnjë fre tanimë. Edhe njëherë shqiptarët e bëjnë qartë dallimin”, shkruan Rama në Twitter.
E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijojnë me yryshin e politikës së tyre të dëshpëruar?Asnjë fjalë mbështetjeje për prokurorinë.Përkundrazi, veç baltë pa asnjë fre tanimë?Edhe njëherë shqiptarët e bëjnë qartë dallimin #eGjithëVëmendjapërVajzën
— Edi Rama (@ediramaal) September 30, 2018
/abcnews.al