Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në aksin Peshkëpi-Vlorë, lëndohet i moshuari

schedule11:27 - 19 Prill, 2021

schedule 11:27 - 19 Prill, 2021

Mëngjesin e sotëm është regjistruar një aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë.

Mësohet se një mjet tip “Volswagen” me drejtues F.G është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues A.H.

Ndërkohë si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeri Sh.A 70-vjeç i cili që ishte në automjetin tip “Benz”.



70-vjeçari është nisur drejt spitalit të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.

Sakaq në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth ores 10:46, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, në afërsi të rrethrrotullimit  në fshatin Peshkëpi, një mjet tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F. G, është përplasur me një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. H.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar një nga pasagjerët e mjetit “Benz”, shtetasi Sh. A., rreth 70 vjeç, i cili po transportohet në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!