Këtë të hënë Taulant Balla ka zhvilluar takim me të rinte në Përrenjas.
Gjatë fjalës së tij Balla tha se kjo “betejë” sipas tij nuk duhet fituar për partinë Socialiste, apo për Edi Ramën, por duhet fituar për gjeneratën e re.
Ai gjithashtu nuk ngurroi të kritikonte kundërshtarët, ndërsa u shpreh se shqiptarët nuk meritojnë një gjumash.
“Kjo është një betejë që duhet fituar jo për PS, jo për Edi Ramën por për gjeneratën tuaj. Është beteja për të mos u rikthyer tek pengmarrësit e këtyre 30 viteve. Kemi 30 vite që duhet të luftojmë në çdo palë zgjedhje për të shpëtuar Shqipërinë nga i njëjti kërcënim.
Kush duhet të jetë kryeministri i vendit në 4 vitet e ardhshme? Duam një gjumash, vrasës, hajdut apo një ministër të Jashtëm që mbronte personat e kriminalizuar nëpër ambasada …ky është Lulzim Basha. Por nga ana tjetër kemi Edi Ramën i cili kur ishte ministër i Kulturës i ndryshoi faqen institucioneve të kulturës, por filloi edhe procesin e një qasje të re në Tiranë”, tha Balla.
Sakaq ai shtoi se dy betejat që vendi po kalon ishin një sprovë e madhe për popullin.
“Tërmeti edhe pse nuk na preku në Përrenjas, preku një pjesë të rëndësishme të vendit tonë”, theksoi më tej Balla, ndërsa u shpreh se rinia i ka të gjitha arsye për të qenë të pakënaqur por pavarësisht kësaj Balla tha se të rinjtë duhet të bëjnë një krahasim të thjeshtë me situatën ku ka qenë vendi më parë dhe se si është transformuar.
/abcnews.al/

