Dy persona në Durrës janë arrestuar për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga është vënë një 24-vjeçar nigerian, pasi tentoi që të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara.
Po ashtu, është arrestuar edhe një 29-vjeçar me iniciale N. M., pasi u kap nga policia duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. sb/abcnews.al/