Dortmundi përfitoi nga humbjet e Wolfsburg dhe Eintracht Frankfurt dhe është afruar me zonën Champions League. Verdhezinjtë fituan 4-1 përballër Werder Bremen në “Signal Iduna Park”.
Golin e parë të ndeshjes e realizoi Milot Rashica në minutën e 14-të. Sulmuesi dardan u shkëput bukur në krahun e djathtë dhe mposhti portierin vendas me një diagonale të saktë.
3️⃣ important points for @BlackYellow. ?
2️⃣ more goals for @ErlingHaaland. ?
1️⃣ superb strike for Gio Reyna. ? #BVBSVW pic.twitter.com/xtCHOIjHMA
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) April 18, 2021
Gol që acaroi vendasit, të cilët ia dolën të shënojnë tre gola brenda nëntë minutave. Amerikani Giovanni Reyna barazoi ndeshjen (eurogol), ndërsa më pas erdhën dy rrjetat e Erling Haaland.
Mats Hummels kompletoi triumfin me “poker” me golin e realizuar në minutat e fundit. Vendi i pestë dhe 49 pikë për Dortmund, që ndodhet katër pikë larg zonës Champions. /abcnews.al