Çdo ditë e më mirë dhe çdo ndeshje e më të fortë. Barcelona e ka marrë veten, po luan bukur dhe po fiton. Rikthimi i Joan Laportës në krye të klubit ka sjellë qetësi dhe optimizëm, teksa skuadra e Roland Koeman po zhvillon ndeshje shumë pozitive.
Mbrëmjen e kaluar Barcelona shkatërroi 4-0 Athletic Bilbaon dhe fitoi Kupën e Mbretit (31 herë fitues i këtij trofeu). Baskët rezistuan në fraksionin e parë të ndeshjes, teksa skuadra katalanase zhvilloi një pjesë të dytë perfekte.
https://streamable.com/7bvb9z
Katër gola brenda 12 minutave. Griezmann dhe De Jong në fillim, e më pas Leo Messi me një dygolësh. Goli i dytë i “Pleshtit” dhe i katërti i ndeshjes, ishte thjesht i jashtëzakonshëm.
Ishte minuta e 72-të, plot 60 pasime bënë lojtarët e Barcelonës me njëri-tjetrin përpara se kapiteni dhe ylli i ekipit të dërgonte topin në rrjetë. Moment fantastik, teksa tifozët tani presin edhe fitimin e titullit kampion. /abcnews.al

