PSG, Everton apo Juventus? E ardhmja e Moise Kean është e mbushur me mister të madh. Sulmuesi italian ndodhet në pronësinë e klubit anglez, këtë vit po luan i huazuar te kampionët e Francës, teksa përflitet se mund të rikthehet sërish te Juventusi.
18 gola ka shënuar këtë sezon në të gjithë kompeticionet me ekipin e Pochettinos. Një sezon shumë pozitiv për 21-vjeçarin, i cili është afër rikthimit në Serie A. Një gjë të tillë e konfirmon vëllai i tij, Giovanni Kean.
“Më bën krenar fakti që Juventusi po mendon sërish për Moise Kean, kështu që nuk bëhet fjalë për hakmarrje. Nga ana ime edhe e Moise, i cili shpërtheu te bardhezinjtë. Juventusi është një familje për vëllanë tim, aty është rritur si futbollist dhe si njeri.
Le të themi që do të jetë e vështirë që të rikthehet tek Evertoni. Ju siguroj që ai ndihet për mrekulli te PSG, por në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë do të ndodhë. Una jam tifoz i Juves, kështu që uroj të kthehet në Torino“, theksoi Giovanni. /abcnews.al