Merkato e Milanit vazhdon të jetë e lidhur me Fiorentinën. Dusan Vlahovic është objektivi i i madh për repartin e sulmit. 21-vjeçari ka shpërthyer këtë sezon, numëron 15 gola në Serie A dhe shihet si pasardhësi i Zlatan Ibrahimovic.
Një tjetër lojtar i ekipit nga Firence ka përfunduar në listën e drejtuesve të “Djallit”. Calciomercato raporton se Milani ka shprehur interes për German Pezzella, kapitenin e Fiorentinës. 29-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2022 dhe nuk ka pranuar rinovimin.
Argjentinasi (16 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren) është një dëshirë e Stefano Piolit. Trajneri i Milanit e njeh mirë dhe e vlerëson, teksa e cilëson si zëvendësuesin e Alessio Romagnolit. Vlera e Pezzellas sillet nga 7-10 milion euro. /abcnews.al