Është luajtur sot java e 19-të e grupit A të Kategorisë së Dytë. Sopoti fitoi 3-7 jashtë fushe kundër Internacional Tirana dhe vazhdon të kryesojë me 47 pikë, një më shumë se Shkumbini, por ekipi peqinas ka luajtur një ndeshje më pak.
Sejdini ishte heroi i skuadrës nga Librazhdi me tre gola të realizuar. Tërbuni iu fal golit të Milotit në fundin e pjesës së parë për të thyer 1-0 në shtëpi Klosin. 38 pikë dhe vendi i tretë në renditje për ekipin pukjan.
Me fitoret e vendasve u mbyllën edhe tre ndeshjet e tjera. Valbona siguroi tre pikët pas suksesit 2-1 ndaj Mirditës, ndërsa i njëjti rezultat u regjistrua edhe në përballjen Shënkolli-Gramshi. Takimi i fundit i ditës së sotme, Iliria-Ada përfundoi 4-0. /abcnews.al