Mijëra njerëz kanë protestuar pro dhe kundër pavarësisë së Katalonisë, dy ditë para përvjetorit të votës së vitit të kaluar që polarizoi rajonin e vlefshëm spanjoll.
Tensionet po vazhdojnë të rriten një vit pas votimit që nga Madridi u cilësua ilegal, por për katalunasit u shndërrua në festë.
Grupet pro-pavarësisë kanë qëndruar në tenda gjatë natës së premte për të parandaluar protestat kundër. Autoritetet e Katalonisë thanë se 1000 persona ishin lënduar pasi policia kishte tentuar të ndalonte votimin në qendrat votuese para një viti.
Për disa orë, grupi pro-pavarësi ka brohoritur “As falje as harresë” duke u përballuar me protestat kundër që bënin thirrje si “Spanja me jetë të gjatë”. Fundjava pritet të kalohet me protesta të paralajmëruara për të shënuar votimin për pavarësinë e Katalionsë vitin e kaluar. /REL