Autori i sulmit më armë në Indianapolis është një 19-vjeçar që ka qenë ish-punonjës i FedEx. Sipas raportimeve, i riu që pasi u mori jetën tetë personave vrau edhe veten, dyshohet se ishte pushuar nga punua dhe nuk ishte person i panjohur për policinë.
Brandon Scott Hole, nga Indiana, sulmoi qendrën e operacioneve FedEx në Indianapolis të enjten në mbrëmje dhe vrau tetë persona e plagosi shtatë të tjerë para se të kthente armën tek vetja.
FedEx ka konfirmuar se ai ishte një ish-punonjës që punoi për herë të fundit për ta në vitin 2020.
Hetuesit kontrolluan shtëpinë e Hole në Indianapolis të premten në mëngjes dhe sekuestruan prova, duke përfshirë kompjuterë dhe media të tjera elektronike. Burimet thonë se ai ishte i njohur më parë për policinë dhe se familja e tij kishte paralajmëruar autoritetet për dhunë të mundshme para tërbimit të FedEx.
Katër njerëz u vranë jashtë ndërtesës dhe katër të tjerë brenda. Të tjerë mbetën të lënduar, përfshirë pesë që u dërguan në spital. sb/abcnews.al/