Presidenti Vuçiç jep urdhër për vendosjen në gatishmëri të ushtrisë

schedule16:14 - 29 Shtator, 2018

schedule 16:14 - 29 Shtator, 2018

Dhe pse pa një konfirmim zyrtar mediat serbe raportojnë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka dhënë urdhër për vendosjen në gatishmëri të ushtrisë së vendit, për të mbrojtur në këtë mënyrë serbët në veri të Kosovës.

Serbia nuk do të tolerojë asnjë lloj dhune ndaj serbëve të Kosovës dhe për herë të parë ka dhënë urdhër për të ngritur gjendjen e gatishmërisë. Këtë vendim e ka marrë presidenti serb, kurse reagimet kanë qenë të ashpëra. Shefi i zyrës për Kosovën tha se Serbia do të mbrojë popullin e saj në pajtim me rezolutën 1244.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka dhënë urdhër për Ushtrinë e Serbisë që të jetë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë për shkak të intervenimit të forcave policore të Kosovës në veri. Kjo është bërë e ditur nga burime jozyrtare. Por, një gjë të tillë e ka bërë edhe policia serbe.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, tha se serbët e arrestuar nuk kanë kryer asnjë lloj vepre penale. Ai ka dhënë urdhër që të gjitha njësistet speciale policore të jenë në gjendje gatishmërie.

Ka reaguar menjëherë shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, duke e quajtur veprimin e policisë në kundërshtim me marrëveshjet.

Marko Gjuriç, Shef i Zyrës për Kosovën, Beograd: Tashmë jam i vetëdijshëm që Hashim Thaçi mund të lëvizë lirshëm mes qytetarëve dhe ai është ndihmuar nga terroristët për të shkuar në liqenin e Ujmanit. Ndërsa arsyeja e kësaj vizite është frikësimi i serbëve që jetojnë në veri të Kosovës. /abcnews.al