Rusia tha se do të kërkojë që 10 diplomatë amerikanë të largohen nga vendi si hakmarrje për dëbimin nga Uashingtoni të 10 diplomatëve rusë për ndërhyrje në zgjedhje dhe aktivitete të tjera keqdashëse.
Njoftimi u bë sot nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Ministri Lavrov, duke folur në një konferencë shtypi me homologun e tij serb, tha se Moska po shikonte gjithashtu mundësinë për masa “të dhimbshme” siç i quajti ajo që kanë në shënjestër bizneset amerikane në Rusi.
Dje, Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë se i kishte deklaruar homologut të tij rus Vladimir Putin këtë javë që ai do të ndërmerrte veprime kundër Rusisë.
Komentet e Presidentit Biden pasuan njoftimin e administratës së tij të enjten se Shtetet e Bashkuara po dëbonin 10 diplomatë rusë dhe po vendosnin sanksione kundër dhjetra kompanive dhe personave, duke e mbajtur Kremlinin përgjegjës për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar dhe për ndërhyrjet kibernetike në agjencitë federale./VOA/