Sot është një ndër personazhet më të suksesshëm me famë botërore. Rita Ora ka arritur të përfaqësohet denjësisht që prej debutimit të parë në vitin 2012 dhe mbetet një nga krenaritë më të mëdha të shqiptarëve. Ajo ka folur gjithmonë me krenari për origjinën e saj dhe madje në projektin e fundit “Bang” ajo u shfaq me veshje tradicionale.
Në nderim të saj, ka nisur krijimi i një muraleje në qytetin e Ferizajt. Imazh për këtë projekt është përzgjedhur një veshje e këngëtares me veshje tradicionale, ku shihet duke bërë shqiponjën me duar. Ndërsa ka ndarë një foto në rrjete sociale, ajo është shprehur e emocionuar për këtë nderim që i është bërë.
Kujtojmë që Rita dhe Romain Gavras u ndanë pas disa muajsh lidhjeje. Këngëtarja e “Let You Love Me” dhe regjisori francez ndanë rrugët, pasi u raportua se çifti po kalon një krizë për shkak të pandemisë. Gavras ka pranuar se e kishin të vështirë të shiheshin për shkak të angazhimeve të punës, pasi Rita po qëndron aktualisht në Australi për “The Voice”. /abcnews.al