Policia në Danimarkë ka ndërmarrë të premten një super operacion blic për bllokimin e një makine të zezë ku dyshohet se po udhëtonin autorët e një pengmarrjeje. Gjatë operacionit, autoritetet bllokuan të gjitha nyjet e transportit, duke nisur nga urat që lidhin Danimarkën me Suedinë, urat që lidhin ishujt Funen dhe Zelandë, ku ndodhet Kopenhageni; një autostradë 25 KM larg kryeqytetit, si dhe pezulluan nisjen e trageteve drejt Gjermanisë dhe Suedisë. Thuhet se autorët e pengmarrjes po udhëtonin me një mjet tip “Volvo V90”, me targa suedeze dhe autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që nëse e shihnin të mos i afroheshin, por të njoftonin policinë. Në aksion u përfshinë forca speciale të armatosura deri në dhëmbë dhe të ndihmuar nga helikopterë. Pas më shumë se 1 orë, akset e transportit janë hapur sërish, por policia nuk ka bërë të ditur nëse ka mundur të vërë në pranga keqbërësit. /abcnews.al
Policia daneze, në aksion për kapjen e 3 keqbërësve
schedule23:49 - 28 Shtator, 2018
schedule 23:49 - 28 Shtator, 2018