Asnjë surprizë në Europa League,Roma-Manchester United dhe Arsenal-Villareal janë gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. Në Itali Roma u ndal në barazim 1-1 me holandezët e Ajax, që shënuan të parët me Brobbey pas një përgjumje të vendasve në mbrojtje. Më pas pati një gol të anuluar me VAR, ndërsa Dzeko qetësoi verdhekuqtë me golin e tij.
Arsenali e zgjidhi shpejt ndeshjen në Çeki, pasi për gjashtë minuta shënoi tre gola në portën e Slavia Prague. Pepe, Lacazette dhe Saka ndëshkuan skuadrën vendase, ndërkohë që në pjesën e dytë sulmuesi francez realizoi edhe një tjetër gol dhe i çoi shifrat në 0-4.
Villareal, që kishte fituar edhe në Zagreb me Dinamon, edhe sonte doli kryelartë me rezultatin 2-1, duke u kualifikuar. Alcacer dhe Moreno shënuan në fundin e pjesës së parë, kurse Orsic për kroatët realizoi golin e vetëm.
Manchester United fitoi pastër 2-0 edhe në ndeshjen e dytë. Cavani shënoi që në fillim, kurse Vallejo realizoi autogol në fund. Granada, duke parë edhe humbjen e parë në shtëpi, e kishte të pamundur të bënte ndonjë surprizë. Gjithsesi spanjollët gëzohen që në sezonin debutues në Europë shkuan në çerekfinale të Europa League. /abcnews.al
Roma-Ajax 1-1 (2-1)
Shënues: Dzeko 72’ / Brobbey 49’
Manchester Utd-Granada 2-0 (2-0)
Shënues: Cavani 6’, Vallejo (aut.) 90’
Slavia Prague-Arsenal 0-4 (1-1)
Shënues: Pepe 18’, Lacazette (pen.) 21’, 77’, Saka 24’
Villarreal-D. Zagreb 2-1 (1-0)
Shënues: Alcacer 36’, Moreno 43’ / Orsic 75’