Ish-pjesëtari i grupit Ritfolk, Saimir Braho deklaron se nuk është aspak dakord me drejtuesit fetarë që shëtisin sa në një studio televizive tek një tjetër.
I ftuar në emisionin “Refleksione”, Braho sqaron se si mund të dallohet një sharlatan nga një besimtarë i vërtetë. Ai thotë se besimi mbështetet nga pesë shtylla të cilat ndihmojnë gjithkënd të dallojë një sharlatan.
Braho thotë se nëse shikoni një person që flet në emër të krishterimit në emër të biblës dhe i mungon një nga këto shtylla, sidomos shtylla e mesit ka të bëjë me zemërimin që është duke ardhur tek njerëzit, aty kemi të bëjmë me një mësues të rremë.
Mes të tjerash Braho sqaron se drejtuesit fetarë nuk do i kishin marrë më në studiot televizive nëse do të thoshin që ju jeni në një marrëdhënie të prishur me perëndinë dhe jeni në një dënim të përjetshëm
“Sot pas dymijë vjetësh është e njëjta situatë. Shohim plotë drejtues fetarë që rendin nga një studio në një studio tjetër me justifikimin se do të vendosin ura komunikimi me njerëzit, por qartazi nga pjesëmarrja dhe kontributi i tyre në atë pjesëmarrje, shohim qartazi se ka të bëjë me sharlatanizmin fetar.
Madje, kjo është jo pro por është kundër besimit. Si mund të dallohet një sharlatan nga një besues, nga një besimtarë i vërtetë, që janë shumë pak. Besimi mbështetet nga pesë shtylla të cilat ndihmojnë gjithkënd të dallojë një sharlatan: perëndia është i shenjtë dhe i pastër moralisht, njeriu është mëkatar, i zhytur, ndotur në anën morale, marrëdhënia midis perëndisë dhe njeriut është e prishur për shkak të këtij ndryshimi, njeriu nuk mund të zgjidhi asgjë vetë, kish beson në katër të parat është një person që e pranon perëndinë dhe pranon të jetoj me perëndinë.
Dhe do ti shpëtojë gjykimit të përjetshëm të zemërimit të perëndisë. Këtë thotë shkrimi. Nëse shikoni një person që flet në emër të krishterimit në emër të biblës dhe i mungon një nga këto dhe sidomos ajo e mesit, që thotë se shtylla e mesit ka të bëjë me zemërimin që është duke ardhur tek njerëzit, aty kemi të bëjmë me një mësues të rremë.
Pse ndodh kjo? Sepse nuk do e kishin marrë më në studiot televizive nëse do të shkonte studio më studio dhe do të thoshte që ju jeni në një marrëdhënie të prishur me perëndinë dhe jeni në një dënim të përjetshëm,” deklaroi mes të tjerave Saimir Braho në emisionin Refleksione.
/abcnews.al/