Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Braho: Grupet jo heteroseksuale mund të kthehen në rrezik për shoqërinë

schedule20:49 - 15 Prill, 2021

schedule 20:49 - 15 Prill, 2021

Artisti, Saimir Braho ka komentuar rreth rreziqeve që mund t’i kanosen shoqërisë nga grupet jo heteroseksuale(LGBT).

I ftuar në emisionin “Refleksione”, Braho deklaron se këta komunitete kërkojnë të pushtojnë territore pas territoresh, ata bëhen të rrezikshëm për shoqërinë.

Braho thekson se mund të shkojë situata si me Holokaustin, kur të gjithë thonin se nuk mund të ndodh diçka e tillë.

“Në momentin që këta individë kërkojnë, dhe këta komunitete kërkojnë të pushtojnë territore pas territoresh, ata bëhen të rrezikshëm për shoqërinë. Mendoj se kjo që thashë mund t’ju duket e tmerrshme, por në fakt ashtu edhe në kohët kur ka ndodhur Holokausti .

Të gjithë thoshin nuk mund të ndodhi një gjë e tillë. Nuk mund të vij një moment që shoqëria kaq e emancipuar të arrijë në një degradim të tillë, është e shkruar në histori. Më falni për krahasimin por nuk mund të bëja ndryshe,” deklaroi mes të tjerave Saimir Braho në emisionin Refleksione.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!