Artisti Saimir Braho ka komentuar rreth ndikimit të politikës në ditët e sotme në emisionin “Refleksione”.
Për të folur se si e sheh ai politikën, Saimir Braho kujton një ngjarje të para shumë viteve.
Ai thotë se një politikan race, shumë i njohur kishte shkuar në zyrën ku ai punonte dhe kishte kërkuar një transformator, për banorët e një zone ku ai kandidonte.
Braho thoshte se politikani bënte humor dhe servilosej për të marrë transformatorin që t’u hidhte hi syve votuesve.
Artisti deklason se i kishte bërë shumë përshtypje sjellja e politikanit kur ky i fundit kishte dy fëmijët e tij në varësinë e drogave të forta në një krizë të dizintegrimit moral.
Artisti nuk përmendi emra, por jemi të sigurt që një pjesë e qytetarëve e njohin këtë politikan race.
“Më kujtohet kur kam qenë para shumë vitesh në një zyrë të shtetit, hyn një politikan shumë i rëndësishëm, politikan race, hyri të kërkonte atje një transformator energjie elektrike për zonën elektorale në të cilën do të kandidonte.
Ishim në prag zgjedhjesh parlamentare. Dhe ndërkohë që bënte humor dhe servilosej për të fituar këtë transformatori që tu hidhte hi syve elektoratit në zonë, unë i njihja të dy fëmijët e tij dhe e dija shumë mirë që të dy fëmijët e tij po kalonin një krizë shumë të madhe të varësisë ndaj drogave të forta.
Një krizë e disintegrimit moral edhe më bënte habi kjo gjë sesi është e mundur të qeshi ky baba ndërkohë që familja është kështu ,” deklaroi mes të tjerave Saimir Braho në emisionin Refleksione.
/abcnews.al/