Një rrugë në kryeqytetin e Estonisë, Tallin, është mbyllur gjatë muajit prill për të mbrojtur bretkosat migruese.
Sipas Independent, ky urdhër është dhënë nga autoritetet vendase, pasi bretkosat kalojnë nëpër rrugët e zonës ndërsa udhëtojnë në vendet e tyre të shumimit.
Vullnetarët zakonisht ndihmojnë në bartjen e amfibëve në vrullin e pranverës dhe kanë shpëtuar 97 mijë prej tyre nga makinat në vitet e mëparshme, duke përfshirë dy mijë vitin e kaluar në rrugën e Tallinit./abcnews.al