SHÇBA e policia për denoncimin e Nuhut: Deklaratat për kërcënim të pabaza

schedule19:21 - 28 Shtator, 2018

schedule 19:21 - 28 Shtator, 2018

SHÇBA i quan të pabaza deklaratat e ish-oficerit Emiliano Nuhu për kërcënim me armë në postën e policisë të Fushë Krujës, bazuar në dokumenta, pyetjen e punonjësve të policisë në këtë postë si dhe shqyrtimin e pamjeve të kamerave të sigurisë.

Po ashtu sipas policisë, ish oficeri Nuhu nuk ka qenë në shërbim dhe i ngarkuar me dosjen e Xhisela Malokut, në datën kur pretendon se është kërcënuar.

SHCBA në ministrinë e Brendshme si dhe Policia e Shtetit hedhin poshtë pretendimet e ish-oficerit të policisë Emiliano Nuhu se në 21 korrik është kërcënuar me armë nga vëllai i deputetit Rahman Rahja në prani të deputetit Taulant Balla, në postën e policisë në Fushë Kruje.

1.Nga intervistat e drejtuesit dhe punonjësve të Policisë së Stacionit Fushë Krujë rezulton se më datë 21/07/2018, pra data e pretenduar, nga ish punonjesi Nuhu nuk ka qenë fare prezent në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë.

  1. Nga Urdhri i Brendshëm për planëzimin e shërbimit, rezulton se, më datë 21/07/2018, Emiljano Nuhu nuk ka qenë OPGJ i gatshëm, por një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit.

 Ditën e Hënë më datë 23.07 2018 çështja e shtetases Maloku është referuar në Prokurori. Në këtë moment çështja kaloi nën kompetencë të Prokurorisë dhe prokurorja duke e patur tanimë çështjen nën kompetencën e saj, vendosi që këtë procedim t’ia kalojë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme oficerit të policisë Emiljano Nuhu, në datën 27.07.2018.

Oficeri i Policisë Emiljano Nuhu, ka filluar të kryejë veprime me këtë çështje pas kësaj date.

Por edhe pas datës 27 korrik, sipas policisë, ish oficeri Nuhu nuk ka përmbushur detyrat e lëna nga prokurorja për këtë çështje.

Oficeri i Policisë Emiljano Nuhu, ka filluar të kryejë veprime me këtë çështje pas kësaj date. Në zbatim të urdhërit të delegimit nga Prokurorja nga 11 detyra ka zbatuar vetëm 4 prej tyre.Në asnjë prej këtyre detyrave të zbatuara, nuk është kryer marrja në pyetje e personit nën hetim Rexhep Rraja. Sqarojmë se marrja në pyetje e shtetasit Rexhep Rraja, marrja e tabulateve si dhe kqyrja e telefonit për këtë shtetas, ka qenë detyra e parë e deleguar nga Prokurorja e çështjes, dhe që nuk janë zbatuar.

 Sipas drejtores së SHCBA Anila Trimi, ish-oficeri Emiliano Nuhu ka kryer disa shkelje ligjore.

  1. Shpërdorim detyre
  2. Kalim i paligjshëm i kufirit
  3. Nxjerrje e sekretit hetimore
  4. Shkelja e procedurave të punës në hetimin e çështjeve
  5. Shkelja e rregullave mbi armatimin personal të punonjësit të Policisë së Shtetit

 Zv/drejtorja e Policisë së Shtetit Aida Hajna bëri të ditur se Policia nuk ka ndërprerë hetimet pas denocnimit të bërë nga shtetasja Xhisiela Maloku, dhe brenda 24 orësh e ka referuar çështjen në prokurori, edhe pse vajza, siç tha zyrtarja e policisë,  ka hequr dorë nga kallëzimi i bërë prej saj dhe ka tërhequr denoncimin.
/abcnews.al