Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka rrahur të motrën e pajisur me urdhër mbrojtje dhe e ka kërcënuar atë. Policia njofton se në pranga është vënë K. LL., 35 vjeç, banues në Klos. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Mat/Ushtroi dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe e kërcënoi atë, vihet në pranga 35-vjeçari. Në Dibër kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi i shtetasit K. LL., 35 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe e ka kërcënuar atë, duke shkelur detyrimet e përcaktuara në urdhrin e mbrojtjes që kishte ajo.
_
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. S., 43 vjeç, banues në Lurë, Dibër, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al

