Pasuesi i Ibrës dhe kapiteni drejt Spanjës, Milani merkato në dy fronte

schedule12:18 - 15 Prill, 2021

schedule 12:18 - 15 Prill, 2021

Te Milani e kanë ndarë mendjen. Pasardhësi i Zlatan Ibrahimovic në majë të sulmit do të jetë Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb ka shpërthyer këtë sezon me Fiorentinën, duke shënuar 15 gola në Serie A.

GDS raporton se klubi nga Firence nuk heq dorë nga kërkesa prej 40 milion eurosh për të lënë të lirë 21-vjeçarin. Merkato edhe në dalje te kuqezinjtë. Kapiteni Alessio Romagnoli është me valixhe gati.

 

Romagnoli dhe Vlahovic

Mundo Deportivo shkruan se Barcelona është e interesuar për shërbimet e 26-vjeçarit. Romagnoli është një nga opsionet për përforcimin e mbrojtjes.

Dëmtimet, humbja e postit të titullarit dhe fakti që kontrata i përfundon në verën e vitit 2022, kanë ndikuar që çmimi i lojtarit italian të pësojë ulje.

Klubi katalanas kërkon të përfitojë dhe ka nisur nga puna për t’i dhuruar trajnerit Roland Koeman një përforcim cilësor në prapavijë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!