Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Etnografia dhe arkeologjia vijnë nga peneli i Rakip Shabanit

schedule17:54 - 28 Shtator, 2018

schedule 17:54 - 28 Shtator, 2018

Rrënjët dhe identiteti janë dy elemente të rëndësishme për piktorin Rakip  Shabani.

Ai përmes 40 tablove sjell të gërshetuar arkeologjinë e pasur të Shqipërisë ndër shekuj me bukuritë e kostumeve popullore.

Por, në këtë ekspozitë pasqyrohen bukuritë shqiptare, legjendat e zanave, shtojzovalleve, duke ardhur deri tek figura e heroit tonë kombëtar, si shenjë identiteti.

Teknikat e përdorura prej tij janë tre grafikë, akuarel dhe vaj. Piktori Rakip Shabani posedon një numër të madh pikturash.

24 vepra të tij janë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare, edhe 20 në galerinë e Vlorës, ndërsa shumë të tjera i ka të shpërndara anekënd botës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!