Bayern Munchen i bashkohet garës së madhe që po bëhet për Erling Haaland. Kampionët e Gjermanisë nuk e humbasin kurrë shansin për t’u përforcuar me talentet që po shkëlqejnë në Bundesligë.
Një gjë e tillë ka ndodhur gjithmonë dhe objektivi i radhës është sulmuesi i Dortmund. 20-vjeçari po konfirmohet si një goleador i frikshëm dhe interesimi për të është shumë i madh.
Dortmund kërkon 150 milion euro për ta lënë të lirë, teksa në verën e vitit 2022 klauzola e vikingut do të zbresë në 75 milion euro. Bayerni ka nisur punën për ta pronotuar për verën e vitit të ardhshëm.
Robert Lewandowski do të ketë mbushur 34 vjeç atëherë dhe Haaland cilësohet si pasardhësi perfekt i sulmuesit të jashtëzakonshëm polak.
Agjenti i Haaland, Mino Raiola po punon që ta transferojë që këtë sezon lojtarin shtatlartë, pasi fitimet e tij do të ishin më të mëdha. 10% e shumë që do të përfitojë Dortmund nga shitja, do të shkojnë në xhepat e agjentin të njohur. /abcnews.al