Futja e certifikatave të Covid për të ndihmuar rihapjen e shoqërisë rrezikon diskriminim ndaj disa grupeve, paralajmëroi mbikëqyrësi i barazisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Komisioni i Barazisë dhe të Drejtave të Njeriut thotë se, certifikatat që provojnë se kush është vaksinuar mund të ndihmojnë në lehtësimin e kufizimeve në parim, informon abcnews.al.
Por ato mund të krijojnë një shoqëri me dy nivele, përmes së cilës vetëm grupe të caktuara janë në gjendje të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre.
Komisioni i pavarur thotë se të ashtuquajturat pasaporta Covid, mund të diskriminojnë grupet e margjinalizuara ku marrja e vaksinës është më e ulët.
Kërkimi i certifikatave për udhëtime, shkuarja në punë, shijimi i aktiviteteve shoqërore ose hyrja në shërbimet thelbësore mund të rrezikojë përjashtimin e mëtejshëm të njerëzve nga disa grupe të pakicave etnike, emigrantëve dhe njerëzve nga grupe më të ulëta socio-ekonomike, tha mbikëqyrësi./e.b-abcnews.al