Në mesin e thashethemeve që qarkullojnë prej kohësh, Loredana i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit se mund të jetë në pritje të fëmijës së dytë me Mozzikun. Pas ribashkimit me reperin, çifti po bën sërish plane për të zgjeruar familjen.
Reperja ka shprehur sërish dëshirën në rrjete sociale për një tjetër bebush pas Hanës. “Dua një fëmijë të dytë”, ka shkruar Loredana në Instastory. Pas kësaj, ajo ka thyer heshtjen dhe ka publikuar një seri fotosh me Mozzikun. Dyshimet i shtoi një foto e tyre me Hanën, ku pranë barkut të saj ajo ka vendosur një zemër.
Kujtojmë që dyshja e famshme pavarësisht se përfliteshin prej kohësh për një ribashkim, nuk konfirmuan asgjë deri me udhëtimin që ndërmorën me Hanën në Dubai. Fotot nga vendet e njëjta vulosën spekulimet se ata i kanë dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit. /abcnews.al