Një lajm i mirë vjen për fansat e këngëtares së njohur, Elvana Gjata. Ka qenë vetë diva e muzikës që ka zbuluar rikthimin e shumëpritur të saj.
Përmes dy fotove të publikuara në Instagram, Elvana ka ndarë me të gjithë ndjekësit titullin e këngës “Çelu” dhe bashkëpunëtorët e saj, të cilët janë të përhershëm nga Andy Gramm deri te stilisti Valdrin Sahiti, që është njëherësh edhe miku i ngushtë i këngëtares.
E veshur me të bardha, Gjata ka bërë të ditur se kënga do të lançohet të premten dhe duket se do të jetë pjesë e një mini-albumi të saj.
Elvana nuk ka zbuluar të tjera detaje, por është e sigurtë që edhe këtë herë do të jetë një super hit./abcnews.al
View this post on Instagram