Instagrami ka zbuluar se do t’i japë përdoruesve opsionin për të fshehur pëlqimet në postimet e tyre, në përpjekje për të mbrojtur shëndetin mendor.
Në këtë mënyrë do të bëhet për të bërë një test global të vogël, që do të lejojë përdoruesit të zgjedhin cila eksperiencë është më e mirë për ta.
Sipas DailyMail, Instagrami ka bërë sërish ndryshime, pasi përdoruesit do të vendosin vetë nëse duan të shohin pëlqimet në postimet e të tjerëve dhe nëse ata duan të shohin pëlqimet në postimet e veta.
Instagrami ka shqetësime se shikimi i një postimi me mijëra pëlqime mund të çojë në ndjenja të vetëvlerësimit të ulët te përdoruesit që kanë vetëm disa pëlqime në postimet e tyre./abcnews.al