Pas divorcit të bujshëm, Kim dhe Kanye vendosin se kujt do i kalojë kujdestaria e fëmijëve

schedule15:20 - 14 Prill, 2021

schedule 15:20 - 14 Prill, 2021

Çifti i shumëkomentuar, Kim Kardashian dhe Kanye West kanë rënë dakord të ndajnë kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre pas divorcit të shumëpërfolur.

Në dokumentet zyrtare të dorëzuara në gjykatë ata kanë cituar diferencat mospajtuese si shkak të shkurorëzimit dhe kanë rënë dakord që të mos kërkojnë dëmshpërblim nga njëri-tjetri, duke mbajtur pasuritë e tyre të ndara përgjatë gjithë martesës, për shkak të kushteve të marrëveshjes para martesore.

Reperi dhe ylli i “Keeping Up With The Kardashian”, kanë katër fëmijë së bashku, North, Saint, Chicago dhe Psalm. Mirëpo, vendosën të ndaheshin më 19 shkurt të këtij viti.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!