Neymar luajti një ndeshje shumë të mirë dje përballë Bayern Munchen, teksa i mungoi vetëm goli. Sulmuesi brazilian goditi traversën, shtyllën dhe humbi disa raste të tjera. PSG humbi 0-1 përballë ekipit bavarez, por ia doli të kualifikohet në gjysmëfinalet e Champions League falë fitores 2-3 në Mynih.
“Unë mendoj se Neymar do të qëndrojë me ne te PSG për një kohë të gjatë“, deklaroi presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi në lidhje me rinovimin e lojtarit latin. Vetë Neymar ka folur rreth kësaj teme për TNT Brazil, duke lumturuar tifozët e PSG-së.
“Rinovimi nuk është më një temë diskutimi. Është e qartë se tani ndihem më rehat se në të kaluarën. Tani ndihem si në shtëpinë time te PSG, jam shumë më i lumtur sesa kam qenë më parë“, deklaroi 29-vjeçari, i cili u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
Neymar ka kontratë deri në verën e vitit 2020 me kampionët e Francës. Barcelona dëshiron ta rikthejë në “Camp Nou”, por vështirë të ndodhë një gjë e tillë. Neymar do të rinovojë deri në vitin 2026. Rroga sezonale do të jetë sërish 36.8 milion euro, ndërsa bonuset më të larta, sidomos për fitimin e Champions League. /abcnews.al