Dhimbjet e fytit janë jashtëzakonisht bezdisëse, por fatmirësisht ka disa mënyra natyrale për t’i parandaluar ato ose për të lehtësuar simptomat. E gjitha ka të bëjë me ushqimin që ju zgjidhni të hani. Më poshtë abcneës.al do ju tregojë disa nga ushqimet që lehtësojnë dhimbjet e fytit.
1. Supa
Ashtu si një filxhan çaji të nxehtë në avull, një tas i këndshëm me supë mund të bëjë mrekulli për dhimbjen e fytit. Hundët do t’i keni më pak të bllokuara për shkak të avullit që ka supa. Për më tepër, supa bën një bazë të shkëlqyer antibakteriale.
2. Hudhra
Hudhra përmban substancën allicin. Kjo substancë ka veti anti-inflamatore dhe vret bakteret që shkaktojnë dhimbjen e fytit. Përveç kësaj, hudhra gjithashtu mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe edhe të ftohtin, informon abcnews.al.
3. Smoothie
Smoothie-t janë shumë të mirë për fytin tuaj, pasi kanë vitamina dhe minerale që ndihmojnë për t’u shëruar shpejt. Merrni një sasi të madhe frutash të ngrira ose të freskëta, bollgur, xhenxhefil të freskët, një majë luge shafran, ujë ose qumësht me bazë bimore dhe kube akulli. Përziejini të gjitha së bashku dhe keni një smoothie të shijshme që do t’ju ndihmojë të përmirësoni shëndetin tuaj.
4. Çaji
Qëndrimi i hidratuar është shumë i rëndësishëm për të luftuar dhimbjen e fytit. Gjëja e mrekullueshme në lidhje me çajin është se ju mund të përzieni substanca qetësuese ose anti-inflamatore përmes tij. Provoni, për shembull, xhenxhefil, kanellë, nenexhik, kamomil, jamball ose rozmarinë.
5. Bollguri
Një tas i ngrohtë me bollgur është i lehtë për t’u ngrënë dhe është i pasur me antioksidantë, zink dhe magnez. Për më tepër, bollgur është i lehtë për t’u kombinuar me shumë gjëra të ndryshme të shëndetshme. Mbushni tasin me bollgur me pak mjaltë, kanellë dhe pak xhenxhefil. Është super i shëndetshëm!
6 .Erëza
Shafrani i Indisë, xhenxhefili dhe kanella bëjnë mrekulli për fytin tuaj. Këto erëza kanë një efekt relaksues dhe anti-inflamator, informon abcnews.al.
7. Mjalti
Mjalti njihet për vetitë e tij qetësuese. Kjo substancë qetësuese gjithashtu ka veti anti-inflamatore dhe antibakteriale. Për fat të mirë, mjalti ka shije të shkëlqyer, gjë që e bën atë një shtesë të këndshme për çajin. Dhe sigurisht, mund ta konsumoni edhe pa asgjë, duke ngrënë një lugë kur ndjeni irritim të fytit./e.b-abcnews.al