Patronazhi elektoral, shpërthen gazetari i njohur: Të pacipë, nesër do na hiqni nga puna fëmijët

schedule10:17 - 14 Prill, 2021

schedule 10:17 - 14 Prill, 2021

Enkel Demi ka reaguar sërish për përdorimin e të dhënave nga ana e qeverisë për qëllime fushate. Në “Abc-në e mëngjesit”, ai argumentoi rreziqet që mund të vijnë nga përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve ndërsa iu referua atyre që qëndrojnë pas këtij skandali si të pacipë.

“Në momentin kur them që jeni të pacipë e them se është fjala më edukuar që më vjen por mund të them dhe shumë fjalë të ndyra që i gjen në fjalorin e kryeministrit tuaj Edi Rama. Pse nuk i përdor fjalët e ndyra siç i përdor kryeministri, për arsyen e vetme se nuk mendoj se duhet të lëvdohem si kryeministri që është gomar.”, tha ndër të tjera ai.

Fjala e plotë e Enkel Demit

Ajo që më intereson janë të dhënat e mia personale që sot i ka në dorë një punëtor partie. Unë E- albanian e përdor përditë, dhe nuk lë vetëm ID por dhe shasinë e makinës. Po i them zonjës një gjë fare të thjeshtë sot ekzistojnë instituciuone financiare të cilat me një numër ID mund të hapin një numër llogarie që filan fisteku ka marrë 100 mijë lek të vjetra borxh në këtë institucion dhe po ky ka kthyer me datë kaq ka 150 mijë lekë të vjetra për borxhin që mori.

Ja ku u pastruan paratë, 50 mijë pastrohen vetëm me një veprim të tillë. Por nëse kanë të dhënat personale, fjala vjen numrin e shasisë, ku e di unë që policët e shqiponjës, që janë ose të FREESH-it ose vajza dhe djem me probleme të vogla penale, nuk më vënë gjobë pa qenë fare në vendngjarje sepse i kanë të dhënat e mia tashmë. Ku e di unë që një njeri që do të më kërcënojë me votën nuk e dallon tashmë makinën time dhe t’i bëjë një dëm, mund t’i vendosë një eksploziv, një sasi droge dhe nesër pasnesër mund të jem një narkotrafikant vetëm e vetëm se ju keni të dhënat.

Ku e di unë që nga të dhënat tona sensitive nuk bëni atë që bënin në kohën e diktaturës, që zbulonin anën tonë vulnerabël. Mund të kemi vese dhe ju i merrni vesh dhe ta përdorni për shantazh. Ku e dimë ne se ju nuk e dini që fjala vjen djali im është në një institucion shtetëror, falë zotit nuk është, dhe ju më kërcënoni që nëse nuk votoni për ne ta heq nga puna.

Pra në momentin kur them që jeni të pacipë e them se është fjala më edukuar që më vjen por mund të them dhe shumë fjalë të ndyra që i gjen në fjalorin e kryeministrit tuaj Edi Rama. Pse nuk i përdor fjalët e ndyra siç i përdor kryeministri, për arsyen e vetme se nuk mendoj se duhet të lëvdohem si kryeministri që është gomar. Unë nuk jam gomar. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!