Me inat, por edhe me lotë në sy, i emëruari i presidentit Trump për drejtimin e Gjykatës Supreme, Bret Kavanah ka hedhur poshtë akuzat se ka dhunuar pedagogen e një universiteti 36 vjet më parë. Kavanah ka dëshmuar të enjten në Senatin amerikan, pak momente pas dëshmisë së gruas që e akuzon atë, Kristin Ford. “Betohem sot përpara Senatit dhe vendit, përpara familjes time dhe Zotit se jam i pafajshëm”, ka thënë Kavanah përpara anëtarëve të komisionit gjyqësor. Duke e quajtur veten viktimë të një akti grotesk dhe duke folur me pasion, i zgjedhuri i Trump ka thënë se hedh poshtë kategorikisht çdo akuzë. Disa herë ai është kollitur dhe përlotur kur ka përmendur bashkëshorten, të afërmit dhe miqtë, që i kanë dhënë mbështetje, si dhe vajzën e tij, që kur kishte dëgjuar lajmin kishte thënë se do të lutej për zonjën Ford. Seanca dëgjimore në Senat mund të jetë vendimtare për fatin e Kavanah, që po lufton për marrjen e postit më të lartë të karrierës së tij si gjyqtar. Ai kundërshtohet nga demokratët, të cilët kanë shprehur mbështetje për dëshminë e Kristin Ford. /abcnews.al
Kavanaugh hedh poshtë akuzat për agresion seksual
schedule23:05 - 27 Shtator, 2018
schedule 23:05 - 27 Shtator, 2018