Ish-Presidenti Bamir Topi u shpreh sonte në emisionin “Log.” në ABC se kështu si ka ardhur Kushtetuta zgjedhja e kreut të shtetit është produkt i mazhorancave.
Gazetari Endri Xhafo e pyeti Topin nëse mund të jetë Fatos Nano President, duke qenë se e ka artikuluar në të shkuarën këtë ambicie dhe kohët e fundit ka dalë në krah të Edi Ramës?
“Po më bën një pyetje që nuk ka fare lidhje me bazën e informacioneve që kam unë. Fare. Kur them që është produkt i mazhorancave politike që do të krijohen, mund të krijohet një mazhorancë në krahun tjetër dhe mund të jetë produkt i tyre.
Por në cdo lloj rrethane është produkt i mazhorancave dhe jo i një marrëveshje që kërkonin presidentët kur zgjidheshin me ¾. Votimi nga populli është ai që i jep garanci absolute dhe autoritet një institucioni” tha ai./ db/ Abcnews.al