Drejtuesi i një mjeti ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në fshatin Xengë të Divjakës. Nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.
Viktima është 40 vjeçari, Olsi Kote, ndërsa të plagosurit janë Gentian Bakiasi dhe Enea Aliaj. Të dy po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Lushnjës.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një grua e cila i ka prerë rrugën mjetit që drejtohej nga 40 vjeçari Olsi Kote. Për të shmangur këmbësoren viktima është përplasur me makinën që vinte përballë. /abcnews.al