Lucas Vasquez pësoi një dëmtim të rëndë në gju në El Clasicon ndaj Barcelonës (Reali fitoi 2-1), duke mbyllur sezonin dhe aventurën me kampionët në fuqi të Spanjës.
29-vjeçari ka luajtur si mbrojtës i djathtë në ndeshjen e fundit dhe ka bërë mirë. Zidane vendosi ta rikthente lojtarin disa metra pas, për të zëvendësuar të dëmtuarin Carvajal.
Rinovim me “Los Blancos” nuk do të ketë, teksa e ardhmja e lojtarit iberik do të jetë më shumë mundësi Bundesliga dhe Bayern Munchen.
Marca raporton se kampionët e Gjermanisë nuk duan ta humbin shansin për të siguruar shërbimet e Vasquez me parametra zero në fund të sezonit dhe po përgatisin një ofertë për të. /abcnews.al