Johnson & Johnson do të “vonojnë në mënyrë aktive” përhapjen e vaksinave në Evropë pas rasteve të mpiksjes së gjakut. Vendimin e bëri të ditur kompania të martën.
Deklarata: “Siguria dhe mirëqenia e njerëzve që përdorin produktet tona është përparësia jonë numër një. Ne jemi të vetëdijshëm për një çrregullim jashtëzakonisht të rrallë që përfshin njerëzit me mpiksje të gjakut në kombinim me trombocitet e ulëat në një numër të vogël individësh që kanë marrë vaksinën tonë Covid-19. Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) po rishikojnë të dhënat që përfshijnë gjashtë raste të raportuara të SHBA nga më shumë se 6.8 milion doza të administruara. Nga kujdesi i shtuar, CDC dhe FDA kanë rekomanduar një pauzë në përdorimin e vaksinës sonë. Përveç kësaj, ne kemi qenë duke shqyrtuar këto raste me autoritetet shëndetësore evropiane. Kemi marrë vendimin për të vonuar në mënyrë proaktive shpërndarjen e vaksinave tona në Evropë.”
Gjithashtu, kompania bën të ditur se kanë punuar ngushtë me ekspertë mjekësorë dhe autoritete shëndetësore dhe se e mbështesin fuqimisht komunikimin e hapur të informacionit me profesionistët e kujdesit shëndetësor. sb/abcnews.al/